Lukaku kalon tek gjiganti italian - Bota Sot
Lukaku kalon tek gjiganti italian

Futboll

Lukaku kalon tek gjiganti italian

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:11
Romelu Lukaku

Trajneri italian ua ka bërë me dije drejtuesve objektivin kryesor që ai dëshiron ta ketë në skuadër.

Ardhja e Antonio Contes tek Interi është vetëm çështje kohe dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë sapo të përfundojë stinori në Serie A.

Gjithashtu në skuadër priten edhe ndryshime të lojtarëve, ku Conte i ka gjetur futbollistët që dëshiron t’i ketë në ekip për të ardhmen.

Me gjasë Mauro Icardi do të largohet, pasi ka prishur marrëdhëniet me klubin dhe me shitjen e tij zikaltërit duhet të gjejnë një sulmues tjetër.

Sipas Gazzetta dello Sport, Conte ka kërkuar që në vendin e Icardit të vijë Romelu Lukaku i Manchester United.

Sezoni i fundit nuk ka qenë shumë pozitiv për sulmuesin 26-vjeçar me Djajtë e Kuq dhe largimi është zgjedhja më e mirë që Lukaku mund të bëjë për karrierën e tij. Vlera e tij ka rënë në rreth 60 milionë euro dhe Interi ka gati ofertën që mund të bindë Manchester Unitedin.

Pritet të shihet nëse klubi anglez do të pranojë ta shesë Lukakun për një shifër prej 50 milionë eurosh aq sa është në gjendje të paguajë Interi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...