Presidenti i PSG-së i mohon akuzat për korrupsion

Futboll

Presidenti i PSG-së i mohon akuzat për korrupsion

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:47
Presidenti i PSG dhe Mbappe

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, përmes avokatit të tij i ka mohuar akuzat për korrupsion në lidhje me organizimin e Kampionatit Botëror të Atletikës 2017.

Mediat franceze raportuan sot se është ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj Nasser Al-Khelaifi, nën dyshimin se ai ka dhënë ryshfet për t’i blerë të drejtat e organizimit të Kampionatit Botëror të Atletikës 2017 në Doha.

Gjykatësi francez Renaud van Ruymbeke ngriti aktakuzë ndaj biznesmenit nga Katari – i cili po ashtu është kryetar i BeIN Media Group dhe i Qatar Sports Investments i cili e ka në pronësi klubin e futbollit PSG-në – për dyshimet se ai ia pagoi 3.5 milionë dollarë ryshfet presidentit të Shoqatës së Federatave të Atletikave, Lamine Diack, që ai ta organizonte Kampionatin Botëror të Atletikës në Doha më 2017.

Megjithatë, avokati i tij, Francis Szpiner, i ka përshkruar akuzat si plotësisht të pasakta.

“Emri i Nasser Al-Khelaifit nuk shfaqet në asnjë dokument të dosjes”, tha Szpiner për Le Parisien duke iu referuar rastit të punuar nga gjykatësi Renaud van Ruymbeke në Paris.

“Nasser Al-Khelaifi kurrë nuk ka qenë i përfshirë në mënyrë operacionale në kandidaturën e Dohas për Kampionatin Botëror të Atletikës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat