Tifozët e paralajmëron Interin: Të dielën aheng ose luftë

Futboll

Tifozët e paralajmëron Interin: Të dielën aheng ose luftë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Tifozët e Interit kanë paralajmëruar se do të ketë aheng ose luftë në fund të ndeshjen së fundit të ekipit të tyre kundër Empolit këtë fundjavë në Serie A.

Interi duhet ta mposhtë patjetër Empolin, skuadrën që po lufton për mbijetesë, për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Tifozët ultras “Curva Nord” i janë drejtuar klubit me një komunikatë në Facebook, duke paralajmëruar se nuk do ta pranojnë asnjë arsyetim nëse Interi nuk e arrin kualifikimin pas kësaj ndeshjeje.

“Të dielën nuk ka arsyetime, vetëm topa”, thuhet në reagimin e tifozëve të Interit.

“Ne do t’ju përkrahim për 90 minuta plus në kohën shtesë, sikur të ishim rikthyer në Madrid (finalen e Ligës së Kampionëve), por në fund të takimit do të ketë aheng ose luftë”, thuhet tutje në njoftim.

“Ne e përkrahem vendimin e zhveshtores për ta përjashtuar Mauro Icardin, por tani zhveshtorja duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Ne do të japim gjithçka nga vetja për ta përkrahur Interin, por nëse dështoni ta arrini synimin, atëherë beteja nuk do të jetë vetëm për ta larguar Icardin, por krejt skuadrën”, kërcënojnë tifozët zikaltër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat