Klubi nga Presheva i drejtohet Thaçit, Haradinajt e Ademit: Na sulmuan në Serbi!

Futboll

Klubi nga Presheva i drejtohet Thaçit, Haradinajt e Ademit: Na sulmuan në Serbi!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:56
Klubi nga Presheva i drejtohet Thaçit, Haradinajt e Ademit: Na sulmuan në Serbi!

Klubi i futbollit “Lugina” nga Presheva, që përbëhet tërësisht nga shqiptarët, i drejtohet me një letër të hapur institucioneve të Republikës së Kosovës, në lidhje me sulmin që iu ndodhi futbollistëve të tyre nga ana e tifpzëve serb nga Levosoja e Serbisë. 
“Letër e hapur: Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçi, 
Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj, dhe Kryetarit të FFK z. Agim Ademi. Të nderuar, historia po na përsëritet: Në vitet e 70-dhjeta konkretisht gusht 1972 në Stadiumi e Klubit futbollistik BSK Bujanoc në ndeshjen KF Hajduk Preshevë – KF Knjazhevac ndeshje kualifikuese për zonën e Nishit pas referimit skandaloz dhe protestës së lojtarëve gjendja eskaloj me sulm nga ana e grupeve të organizuara nga struktura të ndryshme të Bujanocit me qëllim diskualifikimin e klubit të preshevar.

Epilogu ishte disa lëndime të rënda dhe eliminim të ekipin për disa vjet mos garim. Dy vite më pas më 1974/75 e njëjta histori përsëritet ku në lojën vendimtare në Tërgovisht mes Klubit lokal dhe klubit preshevar tifozeria vendase gjatë ekzekutimit të autit sulmon në mënyrë barbare lojtarët e ekipit Preshevarë ku disa prej tyre pësoj lëndime të rënda, qëllimi ishte që të pengohet kualifikimi për rang më të lart. 
Trajneri ynë i tanishëm z. Enver Sahiti ishte pjesëmarrës në dy rastet e viteve të 70-dhjeta, tani dhe mbas 50 viteve, përjetoi si trajner këto skenarë të përgatitura makabre ndaj klubit shqiptarë. Me datë 19.05.2019 në ndeshjen Levosoje Bujanoc – KF Lugina përsëritet e njëjta histori kur pas një faulli banal lojtarët nikoqir e sulmojnë fizikisht lojtarin e ekipit tonë. Në këto sulme fizike përveç lojtarëve marrin pjesë edhe udhëheqësia e klubit nikoqirë serbe , kujdestarët e ndeshjes, dhe disa tifozë i bashkangjiten lojtarëve vendas, lojtarët e klubit tonë pësojnë lëndime të shumta fizike , pas ndërprerjes së lojes për mos me na rreziku jeta e gjithë stafit, përcillemi nga eskorta e policisë deri në qytetin e Preshevës.
I nderuar President z. H. Thaçi, Kryeministër z. R. Haradinaj dhe Kryetar i FFK z. A. Ademi, kemi ca pyetje për ju. 
1. Deri sa ju shikonit ndeshjen në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, të sigurt për jetën tuaj, lojtarët e ekipit KF Lugina sulmohen në mënyrë barbare në një stadium të Serbisë, Levosojë - Bujanoc.
2. Çfarë përgjigje- arsyetim do të na jepeni prindërve të ndonjë lojtari po të kishte pësuar ndonjë lëndim të rëndë që do të ja rrezikonte jetën. 3. Si do ta kishim ndjerë vetën, po ta kishit marrë këtë lajm, duke e ditur se ndonjë fëmije i juaji do të ishte në mesin e lojtarëve siç ishin futbollistët Preshevarë. 
4. A do ta kishit vazhduar garimin pas këtyre ngjarjeve të rënda fizike.
5. Kërkojmë nga ju, të na tregoni rrugën e mëtejshme për sportin, futbollin në Luginë të Preshevës?
6. Jemi të mendimit se duhet të ndërmarrët urgjentisht diçka, institucionet e Kosovës që historike makabre mos të përsëriten të rinjve shqiptar.
7. Jemi të mendimit , që e vetmja rrugë është të na mundësoni garimin në ndonjë ligë të Kosovës.
8. Nëse jo në Kosovë na tregoni ju lutem një vend tjetër , ku jeta e lojtarëve të jetë e sigurte”, thuhet nga KF ‘Lugina’ nga Presheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat