Ademi priti drejtuesit e tri klubeve që u promovuan në rang më të lartë të garave  - Bota Sot
Ademi priti drejtuesit e tri klubeve që u promovuan në rang më të lartë të garave 

Futboll

Ademi priti drejtuesit e tri klubeve që u promovuan në rang më të lartë të garave 

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:15
Ademi priti drejtuesit e tri klubeve që u promovuan në rang më të lartë të garave 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në selinë e tij drejtuesit e tri klubeve të cilat këtë edicion e kanë mbyllur me sukses, duke u promovuar në një rang më të lartë të garave, e ku të pranishëm ishin edhe nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani, si dhe anëtarët e KE të FFK-së, Luan Vokshi e Xhelal Broja. Me këtë rast, presidenti Ademi në emër të KE të FFK-së ka përgëzuar kryetarin e KF “Vushtrria”, Naser Imerin për shpalljen kampion në Ligën e Parë si dhe përfaqësuesin e KF “Dukagjini” Fabian Veseli për inkuadrim në IPKO Superligë për edicionin e ardhshëm, duke iu uruar suksese dhe organizim edhe më të mirë në edicionin e ri në elitë, derisa përfaqësuesin e KF “Ujëvara e Malishevës” Kastriot Kafexhollin e ka përgëzuar për promovim në Ligën e Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...