Dortmund nxjerrë vendimin që ia ndalon Bayernit këtë gjë

Futboll

Dortmund nxjerrë vendimin që ia ndalon Bayernit këtë gjë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:30
Dortmund

Robert Lewandowski, Mario Gotze dhe Matts Hummles viteve të fundit janë transferuar nga Borussia Dortmund te Bayern Munich pa ndonjë problem të madh.

Kjo është edhe një nga arsyet pse gjiganti bavarez ka pasur një sundim absolut në Gjermani, duke qenë i pa konkurrentë në Bundesligë.

Por, në të ardhmen Bayern Munich nuk do të ketë mundësi të transferojë lojtar nga Borussia Dortmund.

Sipas ‘Bild’, drejtuesit e Borussia Dortmund planifikojnë t’u vendosin klauzola lojtarëve të tyre, për t’iu ndalur transferimin te Bayern Munich.

“Nëse duam të fitojmë tituj dhe të jemi konkurrues, ne duhet të ndalojmë kalimin e talentëve tanë te Bayern Munich”, raportohet të ketë thënë një drejtues i Borussia Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat