"Allegri ma tha emrin e pasuesit të tij! Guardiola ma mohoi në telefon"

Futboll

"Allegri ma tha emrin e pasuesit të tij! Guardiola ma mohoi në telefon"

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:32
Ivan Zazzaroni

Ivan Zazzaroni, drejtori i "Corriere dello Sport-Stadio", ka hedhur dritë sa i përket manovrave të Juventusit për të zgjedhur pasuesin e Massimiliano Allegrit: "Lexoj për Guardiolan te Juventusi dhe se ka qenë në Milano... Atëherë, i telefonova dhe më tha që jam në Abu Dhabi. E shkruajta dhe më ofenduan shumë. Mendoj se është pjesë e informacionit, rrjetet sociale janë prodhues të disinformacionit".

"Fola vetë me Pepin, nuk e ka ndër mend që të lërë Cityn, ku mund të flasë spanjisht sepse rrethohet nga njerëz që njeh. Trajenri i ardhshëm i Juventusit, për mua, 99% është Maurizio Sarri. Kam udhëtuar me Allegrin dhe më tha: "mendoj se do të marin Sarrin".

"Besoj te Guardiola, sepse më tha disa fjali që nuk dua të them. Juventusi nuk përgënjeshtron sepse ka hallin e bursës, që rritet... Sarri është zgjidhja më e mundur, Inzaghi është e shkuar dhe e harruar. Pochettino është një pikëpyetje e madhe".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat