Telenovela "James", Bayern e blen për ta shitur te rivalët e Realit

Futboll

Telenovela "James", Bayern e blen për ta shitur te rivalët e Realit

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:34
James Rodriguez

James Rodriguez ka vendosur që të mos vazhdojë më me Bayern Munchen. Kolumbiani nuk dëshiron që të luajë dhe sezonin e ardhshëm në "Allianz Arena" dhe ka urdhëruar agjentin e tij Jorge Mendes që të gjejë një ekip të ri për të. Gjermanët nuk duan ta pengojnë futbollistin, por mund të futen në biznes. 

Ata kanë të drejtë që të blejnë nga Real Madridi kartonin e James për 42 milionë euro dhe më pas ta shesin për një shifër më të madhe. Juventusi mbetet në "pole position" për të rrëmbyer futbollistin, pa harruar dhe PSG. 27-vjeçari së fundmi ka zgjuar interesin e Atletico Madridit. 

Rivalët e Realit kanë larguar shumë lojtarë dhe duhet të afrojnë yje për të mos ndjerë mungesën e tyre. Atletico është gati të paguajë rreth 62 milonë euro për të. Reali e ka në kontratë kolumbianin deri në vitin 2021, por nëse Bayern vendos të bashkëpunojë me Atleticon nuk mund të pengojnë gjermanët.

Kampionët e Bundesligës do të fitonin 20 milionë euro me këtë lëvizje që po konsiderohet realisht nga drejtuesit e bavarezëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat