Ky është kundërshtari i Feronikelit në Champions League

Futboll

Ky është kundërshtari i Feronikelit në Champions League

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:54
Ky është kundërshtari i Feronikelit në Champions League

Feronikeli është shpallur kampion i edicionit 2018/19 në Superligë pasi grumbulloi 80 pikë për 33 xhiro. Nikli pas këtij suksesi do të luajë në rrethin preliminar për kualifikimet në Champions League.

Santa Coloma, ekipi nga Andorra është kundërshtari i parë i Feronikelit në ndeshjet preliminare. Ekipi i Zekirija Ramadanit do të ballafaqohet me Santa Coloman me 25 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Santa Coloma, Lincoln Reds, Feronikeli dhe Samarinesse Champions janë skuadrat që do të luajnë në rrethin preliminar për kualifikime në kompeticionin më të madh në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat