Trajneri i Paris Saint Germian, Thomas Tuchel, ka refuzuar të sigurojë nëse Kylian Mbappe dhe Neymar do të mbesin në kryeqytetin francez sezonin e ardhshëm.
Të dy këta lojtarë, më të shtrenjtit në histori të PSG-së, janë të lidhur me një transferim të mundshëm te Real Madrid.
Neymar edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e La Ligas, ku ka veshur fanellën e Barcelonës.
“Si trajner, unë dua që ata të vazhdojnë, por ky është futbolli, ne nuk jemi naivë, shumë klube duan të transferojnë shumë lojtarë dhe tregu është i çmendur”, ka deklaruar Tuchel.
“Nëse pyetem unë, do të doja që të vazhdojnë”.
Tuchel ka marrë drejtimin e PSG-së verën e kaluar, dhe në sezonin e parë në Ligën e Kampionëve nuk ka arritur të sigurojë çerekfinalen.