Feronikeli mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve

Futboll

Feronikeli mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:15
Feronikeli

Skuadra e Feronikelit ka mësuar kundërshtarin e parë në rrethin preliminar për kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Feronikeli që fitoi titullin e Kosovës në sezonin 2018/2019, do të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Drenasi aventurën në Evropë do ta nis nga raundi preliminar, ku do të takohet me ekipin nga Andorra, Santa Coloma.

Ndeshja mes Feronikelit dhe Santa Coloma do të zhvillohet më 25 qershor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Santa Coloma, Lincoln Reds, Feronikeli dhe njëri nga ekipet që do të dalë kampion në San Marino janë skuadrat që do të luajnë në rrethin preliminar për kualifikime në kompeticionin më të madh në Evropë./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat