Salihamidzic me mision në Madrid, sërish Atletico në "shënjestër"

Futboll

Salihamidzic me mision në Madrid, sërish Atletico në "shënjestër"

Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:07
Rodrigo Hernandez

Ditët e fundit mediat spanjolle kanë publikuar lajmin se mesfushori i Atletico Madridit, Rodrigo Hernandez, është në fokusin e Bayernit, që është bashkuar me disa prej klubeve më të pasur në planet në garën për të marrë 22-vjeçarin.

Tani edhe Kicker konfirmon lajmin, sepse revista gjermane shkruan sot se drejtuesit e Bayernit janë bindur për vlerën e futbollistit dhe janë gati të paguajnë 70 milionë euro, çka është poshtë pragut prej 80 milionë eurosh, që ka përmendur presidenti Uli Hoeness si tavan për blerjet e Bayernit.

Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic ka qenë ditët e fundit në Madrid, duke pranuar se ka shkuar për çështje merkatoje, duke mos zbuluar objektivin, por ka mohuar prerë bisedimet me ish-trajnerin e Spanjës dhe Realit, Julen Lopetegui.

Rodri Hernandez i kushtoi 20 milionë euro Atleticos verën e shkuar dhe shitja e tij këtë verë, me shifra 4 herë më të larta, do të ishte një goditje spektakolare, pas shitjes së mbrojtësit Lucas Hernandez po te Bayerni, për 72 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat