Beqiri: Të gjithë jemi të gatshëm për finalen e Kupës 

Futboll

Beqiri: Të gjithë jemi të gatshëm për finalen e Kupës 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:08
Beqiri: Të gjithë jemi të gatshëm për finalen e Kupës 

Portieri i Trepçës ’89, Arben Beqiri, ka deklaruar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për finalen e Kupës së Kosovës në futboll, ku nesër (20.45) ndeshen me kampionin e ri Feronikelin nga Drenasi. Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Përgatitjet për këtë ndeshje kanë shkuar shumë mirë, gjithçka ka ecur sipas planit. Një ndeshje me rëndësi, pasi që fituesi i kupës luan në garat europiane. Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë por në futboll gjithçka është e mundur dhe shpresoj që të na përcjell edhe fati dhe ta fitojmë ndeshjen.

Të gjithë jemi të gatshëm për ndeshjen e finales. Nuk jemi në presion, do të hyjmë ndeshjes shumë të qetë sikur në ndeshjet e kaluara”, thotë Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat