Legjenda e Chelsea ka një këshillë për ish skuadrën e tij

Futboll

Legjenda e Chelsea ka një këshillë për ish skuadrën e tij

Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:49
Jimmy Floyd Hasselbaink

Legjenda e Chelsea, Jimmy Floyd Hasselbaink, ka dhënë një këshillë për ish skuadrën e tij, para merkatos së verës.

Hasselbaink ka shprehur mendimin se ‘blutë’ e Londrës duhet të kërkojnë një qendër sulmues, për ta zëvendësuar Gonzalo Higuainin.

Chelsea ka pasur probleme që të gjejë një sulmues të mirë që nga Didier Drogba, me lojtarë si Torres, Morata, Falcao apo Diego Costa.

Higuain është i fundit që ka veshur fanellën e ‘bluve’, duke shënuar vetëm pesë gola në 18 ndeshje, duke lënë të zhgënjyer shumë adhurues të Chelsea, siç është edhe Hasselbaink.

“Mendoj se Chelsea ka nevojë të nënshkruajë me një sulmues, një ‘9’ të ri dhe ai duhet ta bart pikërisht atë numër” ka thënë Hasselbaink për ‘Goal’.

“Më pëlqen Giroud, dhe nganjëherë mendoj se ai nuk trajtohet mirë. Ai është pafat që nuk i jepen më shumë mundësi” ka shtuar tutje legjenda e ‘bluve’.

“Ai i bën shokët e skuadrës më të mirë, por ai nuk shënon shumë gola. Jam i lumtur që ai do të qëndrojë, por nuk mendoj se Higuain do të qëndrojë. Kështu, skuadra ka nevojë për sulmues të ri” ka shtuar ndër të tjerash Jimmy.

Pulisic është lojtari që do t’i bashkohet skuadrës së Chelsea gjatë kësaj vere, por ai nuk luan në qendrën e sulmit, por si anësor.

Mbetet të shihet nëse skuadra do t’i marrë parasysh këshillat e ish lojtarit, dhe nëse do të bëjë ndonjë lëvizje për një sulmues qendre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat