Oliver Kahn në penallti përballë 9 vjeçarëve, ja çfarë ndodh

Futboll

Oliver Kahn në penallti përballë 9 vjeçarëve, ja çfarë ndodh

Më: 23 maj 2019 Në ora: 21:20
Legjenda gjermane e futbollit, Oliver Kahn

Legjenda gjermane e futbollit, Oliver Kahn, është vënë përballë një grupi 9 vjeçarësh, në një sesion të penalltive.

Kahn ishte përballë tyre në një aksion bamirësie, dhe sesioni ishte jashtëzakonisht interesant, me ish portierin e Bayern që nuk kurseu asgjë nga vetja.

Portieri legjendar priti të gjitha penalltitë e goditura drejt tij, duke lënë të kuptohet se akoma është i kapluar nga ndjenjat që kishte dikur për futbollin.

Kahn gjithmonë kishte urryer që të humbte, dhe një gjë të tillë e vërtetoi edhe në penalltitë kundër 9 vjeçarëve.

Edhe më të çuditshëm këtë sesion e bën fakti se për secilën gol të shënuar nga 9 vjeçarët, do të grumbulloheshin pare për bamirësi.

Duket se legjenda gjermane nuk kishte ndihmuar aspak në këtë aksion bamirësie, duke pritur secilën gjuajtje.

E gjithë kjo histori kishte ndodhur vite më parë, dhe është treguar në librin ‘Tor’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat