Sezoni ka përfunduar më herët për yllin e Paris Saint Germain, pasi ai do t’i nënshtrohet një operacioni.
Paris Saint Germain kanë konfirmuar se Presnel Kimpembe i është nënshtruar një operacioni në ije, shkruan ‘Goal’.
Kështu, kampionati për francezin do të përfundojë para kohe, pasi ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e fundit, kundër Reims.
“Presnel Kimpembe i është nënshtruar një procedure në ijet e tij, në mëngjesin e të enjtes, në ‘Sports Clinic’, në Paris” thuhet në deklaratën e skuadrës.
“Udhëhequr nga Dr.Gilles Reboul, intervenimi kaloi pa probleme. Rehabilitimi i tij do të fillojë në ditët e ardhshme” thuhet ndër të tjerash. Ndeshja e tij e fundit ishte në maj, në barazimin 1:1 kundër Nice.