Napoli afër marrëveshjes me yllin e Tottenham

Futboll

Napoli afër marrëveshjes me yllin e Tottenham

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:48
Kieran Trippier

Skuadra nga Serie A, Napoli, është shumë afër që të arrijë marrëveshje me super yllin e Tottenham Hotspur.

Sipas raportimeve të ‘Independent’, lojtari i Spurs, i cili është edhe reprezentues i Anglisë, Kieran Trippier, duket se po tërheqet nga ofertat e Napolit.

Mbrojtësi anglez ka tërhequr vëmendje të madhe jashtë kufijve, duke pasur interesim edhe nga Atletico Madrid.

Gjithsesi, së paku sipas raportimeve të medieve angleze, është skuadra e Napolit ajo që po i intereson yllit të Spurs.

Tottenham janë të gatshëm të lëshojnë lojtarin, por për shërbimet e tij ata kërkojnë një shumë prej afër 30 milionë eurove.

Një transferim i mundshëm i Trippier do të vinte në pikëpyetje të madhe pozitën e Elseid Hysaj tek Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat