Arsenal ‘identifikon’ sulmuesin e ardhshëm, befason me zgjedhjen

Futboll

Arsenal ‘identifikon’ sulmuesin e ardhshëm, befason me zgjedhjen

Më: 23 maj 2019 Në ora: 23:23
Danny Loader

Skuadra e Arsenal duket se ka identifikuar lojtarin që mund të luaj në fazën e sulmit tek ‘Gunners’.

Sipas raportimeve të medieve britanike, skuadra është duke vëzhguar lojtarin e Reading, Danny Loader.

‘Goal’ mëson se janë disa skuadra që po interesohen për lojtarin, mirëpo Arsenal shihen si favoritët për shërbimet e tinejxherit.

18 vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares së Anglisë U-17, e cila fitoi Kupën e Botës në vitin 2017.

Ai e mbylli sezonin e kaluar me 22 paraqitje për skuadrën e Reading, sezon në të cilën ata shmangën rënien nga Championship.

Për Loader po interesohen edhe skuadrat e tjera nga Premierliga, si Southampton, Chelsea e Leicester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat