Kimmich fton ish-shokun e skuadrës: Perfekt për sulmin e Bayernit!

Futboll

Kimmich fton ish-shokun e skuadrës: Perfekt për sulmin e Bayernit!

Më: 24 maj 2019 Në ora: 07:40
Niko Kovac, Joshua Kimmich

Këtë të shtunë Bayern Munchen do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit, sepse do të përballet me RB Leipzig në Berlin, në finalen e Kupës së Gjermanisë. Do të jetë një sfidë e veçantë për Joshua Kimmich, një ndër liderët e Bayernit, i cili në periudhën 2013-2015 shkëlqeu në Bundesligën 2 me Leipzig, para se Stuttgarti t'ia shiste Bayernit për 8.5 milionë euro.

Në një intervistë për "Sportbuzzer", Kimmich ka folur për sfidën e kupës, për bilancin e sezonit dhe për kreitikat e egra ndaj Niko Kovac, ndërkohë që ka pasur një mesazh edhe për yllin e Leipzig, Timo Werner, me të cilin ka luajtur te grupmoshat e Stuttgart.

Kritikat ndaj trajnerit: "Niko Kovac nuk ka asnjë ndryshim nga paraardhësit e tij. Edhe Pep Guardiola kritikohej shumë, edhe Carlo Ancelotti. Me Jupp Heynckes ishte paksa ndryshe, sepse ishte trajneri i tripletës dhe e mori Bayernin në moment krize, përkohësisht. Që kur jam te Bayerni, nuk kam parë që trajnerët të marrin lëvdata. Njerëzit kërkojnë arsye për t'i kritikuar".

Sezoni aktual: "Janë thënë shumë gjëra negative për këtë sezon, por jemi pranë fitimit të dy trofeve, si mund të konsiderohet negativ një sezon i tillë!".

Të shtunën dueli me Leipzig: "Ndeshje e vështirë, ndaj një rivali që luan futboll të shkëlqyer, shumë sulmues. Me një sulmues si Timo Werner gjërat bëhen të lehta. Është një sulmues i shkëlqyer, shumë i shpejtë dhe i saktë para porte, cilësi që ndërthuren shkëlqyeshëm me lojën e Leipzig. Natyrisht, ne luajmë lojë tjetër, por në princip, një sulmues si Werner, që shënon kaq shumë gola për disa sezone rresht, do vlente shumë për Bayernin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat