Liverpooli apo Tottenhami? Silva zgjedh ekipin favorit

Futboll

Liverpooli apo Tottenhami? Silva zgjedh ekipin favorit

Më: 24 maj 2019 Në ora: 08:27
David Silva

David Silva u shpall kampion i Anglisë për të dytin vit radhazi me Manchester City-n. Ai u pyet në lidhje me favoritin e finales së Champions League aty ku do të ndeshen Liverpooli dhe Tottenhami. 

33-vjeçari u shpreh se sheh më të avantazhuar Liverpoolin, por sipas tij Champions League ka treguar se është e paparashikueshme. "Në teori, Liverpooli është favorit për shkak të sezonit që kanë zhvilluar, por gjithçka mund të ndodhë në ndeshje. 

"Ne kemi parë se Championsi ka qenë i çmendur, gola në minuta të fundit, kthime rezultati dhe gjithçka mund të ndodhë", - u shpreh Silva. Spanjolli dhe "Qytetarët" u eliminuan nga Tottenhami në çerekfinalen e Championsit pas dy ndeshjeve dramatike.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat