“Për Neymar vë bast... Kullën Eiffel”

Futboll

“Për Neymar vë bast... Kullën Eiffel”

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:40
Dani Alves, Neymar

Mbrojtës brazilian Dani Alves ka dhënë një intervistë për ESPN, ku si zakonisht lëshon batuta të forta, duke nisur nga ajo në lidhje me të ardhmen e Neymar te PSG.

"A do vija bast një darkë që Neymar qëndron në Paris? Kaq është shumë pak. Jam gati të vë bast për Kullën Eiffel! Ai nuk ka mbaruar ende punë këtu, në jetë duhen pasur objektiva dhe kur arrihen ato, bën ç'të duash", thotë Alves, pa frikë.

Ndoshta Real Madridi nuk e mendon si Dani Alves, i cili e ka gati përgjigjen: "Nëse Reali do më kërkonte mua, do refuzoja. Nëse Reali do më pyeste për Neymar, sërish do thosha 'jo'."

Po Neymar te Barcelona? "Më duket shumë e vështirë. Mendoj se Barcelona nuk e kupton që ka nevojë për të. Kush nuk ka nevojë për të? Mënyra si u largua e bën gjithçka tepër të vështirë".

A është Neymar i qetë në Paris? "Është në periudhë tranzicioni, sepse dëshiron gjithnjë rezultate të mira, por në këtë moment nuk është i lumtur, sepse nuk arriti rezultatet që dëshironte. Është normale".

Po Mbappe? "Një raketë, dhe është shumë i ri. Kur të piqet, ai do të jetë edhe më i mirë se tani. Më i mirë se Messi? Jo, nuk ka si ai".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat