Goditje e rëndë për klubin maqedon, mund të përfitojnë shqiptarët

Futboll

Goditje e rëndë për klubin maqedon, mund të përfitojnë shqiptarët

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:42
Goditje e rëndë për klubin maqedon, mund të përfitojnë shqiptarët

Pa përfunduar kampionati, Federata e Futbollit së Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën e klubeve që nuk plotësojnë kriteret për të marrë licencë për pjesëmarrje në kupat e Evropës për sezonin e ardhshëm.

Dy janë klubet që nuk kanë marrë licencë dhe nëse për Pobedën e dobët nuk e vret kush mendjen, lajmi i bujshëm është se nuk do të marrë dot pjesë në kupat e Europës as Vardari.

Klubi i famshëm, rivali i vetëm i Shkëndijës në vitet e fundit, ka borxhe të shumta nga e shkuara, por edhe sezoni aktual, ndaj FFM nuk e ka licencuar, pavarësisht nga përpjekjet e mëdha të klubit dhe premtimet e pronarit të klubit se do shlyente çdo borxh.

Vardari, i dyti në renditje, liron një vend në renditje dhe kjo bën që përveç Akademija Pandev, në Europa League të kenë shansin të shkojnë edhe të paktën një nga dy klubet shqiptare, Shkupi e Renova.

Shkupi në fundjavë luan një finale kundër Rabotnickit, ndërsa Renova pret Shkëndijën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat