Chiellini flet për kapitullin Cristiano Ronaldo - Bota Sot
Chiellini flet për kapitullin Cristiano Ronaldo

Futboll

Chiellini flet për kapitullin Cristiano Ronaldo

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:43
Chiellini flet për kapitullin Cristiano Ronaldo

Mbetet për tu luajtur vetëm java e fundit e Serie A dhe Giorgio Chiellini si kapiten i Juventusit ka vendosur të bëjë bilancin e sezonit duke prekur një sërë temash të rëndësishme sikundër eshtë edhe ajo e teknikut të ri që do të ulet në stolin e klubit torinez, të ardhmen tij por edhe të Antonio Contes.

“Fillimisht dua të them se largimi i Allegrit erdhi në momentin e duhur, bëri një arritje të jashtëzakonshme ndoshta të papërsëritshme prandaj nuk do të çuditesha sikur pas disa vitesh ta shihja sërish në stolin e Juves. Por referuar të ardhmes mendoj, madje jam i bindur se kjo skuadër e madhe do të mirëpresë një trajner po të tillë, një trajner me shumë peshë. Një emër që i shkon për shtat këtij Juventusi fitues që do të vijojë serinë e triumfeve edhe në të ardhmen. Por nëse më pyesni se cfarë mendoj mbi alternativën Conte tek Inter, nuk do të ishte e lehtë ta shihja në stolin e zikaltërve. E kuptoj që bëhët fjalë për profesionistë por nëse shkon tek Interi edhe pse raporti im me të është i shklëlqyer do të uroja që të mos fitonte asgjë tek zikaltërit”.  

Chiellini flet edhe për kapitullin Cristiano Ronaldo, për të cilin thur elozhe duke e etiketuar një entitet me fuqi të mbinatyrshme sikundër dhe për të ardhmen e tij.

“Është një prej gurëvë themelorë të kësaj organike jo vetëm në fushën e blertë dhe ne dhomat e zhveshjes por edhe jashtë saj. Ronaldo është një profesionist dhe njeri i jashtëzakonshëm. Ndërkohë që për të ardhmen time do të thoja se tani në moshën 35-vjeçare mund të luaja edhe për një maksimumi dy vjet e më pas do të jetë koha për lamtumirën".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...