Xherdan Shaqirit i duket e pabesueshme!

Futboll

Xherdan Shaqirit i duket e pabesueshme!

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:33
Xherdan Shaqirit i duket e pabesueshme!

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, mezi e pret finalen e madhe të Champions League në futboll, i cili me Liverpoolin do të ndeshen me Tottenhamin, në sfidën që luhet me 1 qershor në Madrid.  Shaqiri ende iu duket e pabesueshme se si e përmbysën Barcelonën. Liverpooli kishte humb me 3:0 në Camp Nou por në Anfield ngadhënjyen me 4:0 dhe kualifikohen në finale. 
“Ishte vërtet e pabesueshme ajo që arritëm. Ishte thjesht mahnitëse. E kam parë disa herë lojën!.
Ishte një ndjenjë e mirë për t’u përfshirë në një lojë të tillë. Kjo nuk ndodh çdo ditë dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë takim. Stadiumi ishte i zëshëm në fund të lojës, ishte e pabesueshme. Tifozët e meritonin këtë dhe shpresoj se mund t’u japim titullin e Champions League”, tha Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat