Dermaku: Duhet të japim maksimumin për Shqipërinë - Bota Sot
Dermaku: Duhet të japim maksimumin për Shqipërinë

Futboll

Dermaku: Duhet të japim maksimumin për Shqipërinë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:41
Dermaku: Duhet të japim maksimumin për Shqipërinë

Trajneri Edi Reja ka ftuar sërish në ekip mbrojtësin Kastriot Dermaku. Qendërmbrojtësi i Cosenzas në Seria B nuk ishte i grumbulluar për takimet ndaj Turqisë dhe Andorrës, ndërsa tani ka merituar ftesë dhe është kandidat kryesor për të luajtur. Ai flet përkrah Migjen Bashës nga konferenc për shtyp. 

Skema e lojës - "Me Cozencan kemi luajtur me katër edhe tre mbrojtës. Ndihem mirë në të dyja sistemet e lojës. Të shohim çfarë mendon trajneri, cili do jetë moduli më i mirë me grupin që ka në dispozicion”.

E ardhmja e Shqipërisë -  “Duhet të japim maksimumin, të marrim pikë dhe të shohim deri ku mund të mbërrijë kjo kombëtare. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por me rëndësi është që ta japim maksimumin". 

Konkurrenca - "Konkurrenca është e madhe dhe është pozitive. Nuk pres me qenë titullar, do jap maksimumin. Nëse më jepet shansi do kërkoj të jap më të mirën time". 

Partneri në mbrojtje - "Nuk e di me kë dua të luaj. Me rëndësi është të luaj, me këdo. Me rëndësi është të kem minuta dhe të tregoj veten”.

Ndryshimi mes Rejës dhe Panuccit -  "Nuk jemi grumbulluar të gjithë që të jap një gjykim të rëndësishëm. Tani ka më shumë liri. Javën tjetër do jetë ndryshe. Mendimi për momentin është pozitiv”.

Ofertat dhe idhulli - "Kemi biseduar me disa ekipe. Kontrata më mbaron në qershor. Ka shanse të luaj në Serie A. Më pëlqen me karakteristikat që ka, Pique i Barcelonës. Sot ka mbrojtës shumë të mirë, të rinj që po dalin, si Romagnoli. Edhe Chiellini më pëlqen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...