Pique më në fund thyen heshtjen – tregon arsyen e turpërimit nga Liverpooli në gjysmëfinale

Futboll

Pique më në fund thyen heshtjen – tregon arsyen e turpërimit nga Liverpooli në gjysmëfinale

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:58
Gerard Pique

Gerard Pique e ka pranuar se turpërimi i Barcelonës në Champions League nga Liverpooli është ende në mendjen e lojtarëve.

Para finales së Copa del Rey kundër Valencias, mbrojtësi tha se lojtarët duhet të bëjnë hap përpara sa më herët dhe të kalojnë zhgënjimin.

“Kur diçka e tillë ndodh, gjithçka ose gati gjithçka shkon keq,” tha Pique.

“Mendoj se njerëzit janë mentalisht të prekur nga ajo që ndodhi në Romë, sepse ndodhi krejt në fund. Ishte një bllok mental.”

Mëtej, mbrojtësi tregoi arsyen pse skuadra pësoi katër gola dhe nuk shënoi asnjë.

“Ata bën presing shumë lartë në fushë, neve na mungoi ritmi i zakonshëm i pasimeve, dhe ishte shumë e tensionuar. ‘Anfieldi’ gjithashtu luajti rol.

“Ka qenë e vështirë ta ngrejmë veten emocionalisht sepse ditët kaluan, por humbja nuk është harruar. Duhet të ecim përpara.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat