Futbollisti i zhvilluar te FC Prishtina, i lumtur me ftesën nga Edi Reja

Futboll

Futbollisti i zhvilluar te FC Prishtina, i lumtur me ftesën nga Edi Reja

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:03
Edi Reja

Agim Zeka është një ndër futbollistët që ka arritur të fitojë kontrata në Evropë nga futbolli i Kosovës.

Futbollisti i cili aktivizohet si sulmues, është zhvilluar te klubi i madh kosovar, FC Prishtina.

Ai më pas ka luajtur për Skënderbeun e Korçës, Lillen në Francë, Varzimin në Portugali dhe Leixoes ndërkohë që së fundmi është aktivizuar në Holandë te skuadra Fortuna Sittard.

20-vjeçari së fundmi është ftuar nga përzgjedhësi i Kombëtares A, Edi Reja për një tubim para ndeshjeve eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë.

“I lumtur te jem ne mesin e ekipit se pare te Kombëtares Shqiptare A”, ka shkruar Edi Reja në rrjetin social Facebook.

Zeka konsiderohet si futbollist me shumë talent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat