Rivalitet dhe garë e ashpër

Futboll

Rivalitet dhe garë e ashpër

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:42
Rivalitet dhe garë e ashpër

Premier Liga është një nga kampionatet më të rivalizuar dhe më kompetitive në botë ku në tribuna vitet e fundit ka mbizotëruar një rend dhe një rregull.

Kjo nuk do të thotë që tifozeritë nuk urrehen apo nuk këndojnë kore kundër njëra-tjetrës.

Media angleze “FanChants”, bëri një vëzhgim, duke dëgjuar 26 mijë kore në stadiumet angleze dhe rezultoi se 50 prej tyre ishin kundër Liverpulit, duke e bërë skuadrën e Klopit më të urryerën  në Premier Ligë.

42 kore nga këto ishin për Totenhemin duke e bërë cciftin finalist të Ligës së Kampionëve me të urryerin të Premier Ligës.

Në vendin e tretë dhe të katërt janë Siti dhe Junajtid si më të urryerat, ndërsa në kategoritë inferiore bën ccudi Lidsi, e cila ka plot 117 kore, të cilat këndohen nga kundërshtarët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat