Dybala kërkon trofe me Argjentinën

Futboll

Dybala kërkon trofe me Argjentinën

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:29
Dybala kërkon trofe me Argjentinën

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është rrëfyer 360 gradë në një intervistë për “Sky Sport”, duke analizuar të tashmen dhe duke rrëfyer planet për të ardhmen. “Ky nuk ka qenë një sezon si gjithë të tjerët, por si grup kemi arritur objektivat”, thotë Dybala. Ditët e fundit është përfolur se argjentinasi do të largohet dhe kjo është thënë nga vëllai i tij, që është edhe menaxheri i lojtarit. “Vëllai im ka folur për hesapin e tij.

Unë kam biseduar me Paraticin në lidhje me atë që dua të bëj sezonin tjetër. I thashë se dua të qëndroj te Juventusi. Të gjithë e dinë se jo gjithçka varet nga unë. Juventusi do të bëjë zgjedhjet e saj dhe skuadrën e sezonit të ri me trajnerin që do të vijë. Gjithsesi, ata e dinë se unë dua të qëndroj këtu”, tha Dybala. Si do të jetë trajneri i ri? Çfarë pret Dybala nga ai dhe çfarë do t’i thotë për t’ia mbushur mendjen ta mbajë në ekip? “E rëndësishme është të fitojmë, unë bashkë me Juventusin e ri. Të gjithë duan një futboll të bukur dhe ka shumë trajnerë që mund ta realizojnë këtë gjë. Trajnerin e ri nuk e zgjedh unë por klubi”, shprehet Dybala. Futbollisti shprehet edhe në lidhje me marrëdhënien që ka me Cristiano Ronaldon, një lojtar jo dosido, por fituesin 5 herë të ‘Topit të Artë’.

“Një përvojë e bukur të luash me Cristianon. Kam kënaqësinë të luaj me të, një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit. Ndonjëherë është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për ta pëshkruar”, thotë Dybala. Së fundi, sulmuesi argjentinas flet edhe për eksperiencën në kombëtare, ku është grumbulluar së fundi. “Dua shumë të fitoj diçka me kombëtaren. Të gjithë duan të fitojnë një trofe aty. Shpresojmë që të bëjmë një Kupë të Amerikës të denjë për emrin e Argjentinës dhe në fund të çojmë në vendin tonë trofeun”, u shpreh Dybala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat