Allegri: Te Juvja po vjen një menaxher Mançesteri

Futboll

Allegri: Te Juvja po vjen një menaxher Mançesteri

Më: 24 maj 2019 Në ora: 21:11
Guardiola dhe Allegri

Manchester City i ka quajtur qesharakë dhe të pakuptimtë zërat se Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit, por Massimiliano Allegri ka zbuluar shumë mbi zëvendësuesin e tij.

Ish-trajneri i bardhezinjve ka thënë se pasuesi i tij do të jetë një “menaxher Mançesteri”.

“Juventusi dhe Guardiola kanë arritur marrëveshjen për katër vitet e ardhshme”. Një lajm që vjen si “bombë atomike” në fillim të kësaj merkatoje vere nga agjencia “AGI” paraditen e kësaj të enjteje dhe që bën të ëndërrojnë tifozët e Juventusit për të parë Cristiano Ronaldon dhe Pep Guardiolën të punojnë së bashku.

Por, Guardiola pati thënë pas fitores së FA Cup se nuk ka ndërmend të niste një aventurë të re.

Gjithsesi, Allegri gjatë hapjes së një restoranti të ri në Milano, i tha një tifozi se te Juventusi do të vinte një menaxher Mançesteri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat