Real Madrid nis bisedimet me Lyon, një super yll drejt ‘Bernabeut’

Futboll

Real Madrid nis bisedimet me Lyon, një super yll drejt ‘Bernabeut’

Më: 24 maj 2019 Në ora: 23:28
Ferland Mendy

Skuadra e Real Madrid duket se do të ketë një prej merkatove më aktive gjatë viteve të fundit.

‘Los Blancos’ kanë pasur një sezon të dështuar, duke e mbyllur edicionin pa asnjë trofe të fituar, dhe me 19 pikë më pak sesa Barcelona.

Përveç fazës së sulmit ku vlen të përmendet emri i Eden Hazard nga ata që po kërkohen, ‘mbretërit’ duan të përforcohen edhe në repartet  tjera.

Real Madrid janë të vendosur që të afrojnë në Madrid edhe Ferland Mendy, i cili luan si mbrojtës i majtë, raporton ‘Goal’.

Marcelo ka pasur një sezon me ‘turbulenca’ këtë vit, duke nxitur frikë në kampin e ‘Los Blancos’, të cilët tani po mendojnë ta zëvendësojnë.

Ferland Mendy do të mbush 24 vite në qershor, kurse Marcelo në anën tjetër do të prek moshën 30 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat