Prishtina në pritje të kundërshtarëve

Futboll

Prishtina në pritje të kundërshtarëve

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:09
Prishtina në pritje të kundërshtarëve

Prishtina edhe këtë edicion paraqitet nga raundi paraeliminator i Evropa Ligës. Në këtë raund bëjnë pjesë 14 skuadra.  Nuk konsiderohet i vështirë, por edhe edicionin e kaluar kishte befasi, megjithëse Prishtina e kishte kaluar.

Edhe këtë edicion kundërshtar i mundshëm mund të jetë Europa nga Gjibraltari (2.000), megjithëse Prishtina me 1.250 pikë të koeficientit mund të jetë bartëse dhe mos mund të takohet me skuadrat e “favorizuara” bartëse si Cliftonville nga Irlanda e Veriut (2.500) njëherësh skuadra me koeficientin më të lartë, e ndjekur nga Europa, pastaj dy skuadrat e Ishujve Faroe, NSI Runavik (1.750) dhe KI Klaksvik (1.250) dhe Sant Julia nga Andorra (1.250) dhe Jeunesse Esch të Luksemburgut (1.000). 

Ndeshjet zhvillohen më 27 qershor dhe 4 korrik.  Me gjasë të madhe, Prishtina mund të takohet nga njëra prej këtyre skuadrave:
Tre Fiori (San Marino) 1.000
Tre Penne (San Marino) 0.750 (nëse nuk e fiton titullin përball La Fiorita) 
Barry Town United (Uells) 0.825
Cardiff Metropolitan University (Uells) 0.825
Ballymena United (Irlandë e Veriut) 0.775
Gibraltar United ose St Josephs(Gjibraltar)
Engordany ose Inter Club Escaldes (Andorrë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat