Agjenti shqiptar i Koulibaly e konfirmon ofertën e Realit

Futboll

Agjenti shqiptar i Koulibaly e konfirmon ofertën e Realit

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:27
Agjenti shqiptar i Koulibaly e konfirmon ofertën e Realit

Kalidou Koulibaly është vërshuar nga ofertat e shumta nga klubet e ndryshme të Evropës.

Koulibaly është shndërruar në një nga futbollistët më të mirë të Napolit, mbase edhe më i miri pas një sezoni të shkëlqyer nën urdhërat e trajnerit Carlo Ancelotti.

Sipas “Corriere dello Sport”, “Los Blancos” i kanë vënë “në pjatë” 90 milionë euro Napolit, në përpjekje për t’i siguruar shërbimet e senegalezit.

Megjithatë, Ancelotti nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat ndaj Koulibaly.

Kujtojmë se senegalezi ka një klauzolë të vlefshme në kontratën aktuale prej 150 milionë eurosh për t’u lënë i lirë, në rast ofertash nga jashtë Italisë.

Fali Ramadani, menaxheri shqiptar i Koulibaly, përveçse ka pranuar propozimin e bërë nga Real Madridi, nënvizoi se edhe PSG, gjithashtu, po shqyrton mundësinë e blerjes së klientit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat