Zyrtare: Tuchel vazhdon me PSG-në

Futboll

Zyrtare: Tuchel vazhdon me PSG-në

Më: 25 maj 2019 Në ora: 13:54
Thomas Tuchel

Kampionati francez përfundoi me PSG-në që triumfoi, si zakonisht, por edhe ky sezon është konsideruar dështim për shkak të eliminimit të shpejtë në Champions League, pa harruar dështimin në kupat e Francës.

Megjithatë, drejtuesit e PSG janë menduar gjatë dhe kanë vendosur të mos bëjnë revolucion. 

Trajneri Thomas Tuchel, i cili ishte nën presion të madh dhe mendohej se do të largohej, është konfirmuar në drejtim dhe sot ka firmosur kontratë të re, duke e zgjatur edhe një vit kontratën e mëparshme, që mbyllej në verë 2020.

Një sinjal i fortë nga klubi parizien, që ka vendosur të mos rinisë gjithçka nga e para dhe tashmë do të vendosë në lidhje me merkaton, sepse Tuchel ka kërkuar përforcime. Ndërkaq, nuk dihet ende e ardhmja e Neymar, i cili kohët e fundit ka pasur fërkime me trajnerin gjerman. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat