Probleme për trajnerin e Shqipërisë, lëndohet sulmuesi para eliminatoreve

Futboll

Probleme për trajnerin e Shqipërisë, lëndohet sulmuesi para eliminatoreve

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:00
Rey Manaj

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka marrë një goditje, pasi sulmuesi Rey Manaj është dëmtuar.

Tekniku italian mund të privohet nga shërbimet e tij duke qenë se lushnjari nuk është grumbulluar as në sfidën e sotme që Albacete luan kundër Gijonit.

Shqiptari nuk është grumbulluar fare, pasi ka patur një dëmtim në stërvitjen e fundit, raporton telesport. Lojtari nuk është llogaritur nga tekniku i tij për këtë sfidë dhe duhet ta shohë takimin nga shtëpia. Një lajm i keq, pasi i riu ishte kthyer në titullar në ekipin spanjoll.

Lajm i keq dhe për Shqipërinë, pasi mund të kushtëzohet nga shërbimet e tij. 22-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon nga të cilat 14 si titullar dhe ka shënuar 6 gola me ekipin spanjoll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat