Carragher paralajmëron Liverpoolin: Do të ishte çmenduri transferimi i një mbrojtësi

Futboll

Carragher paralajmëron Liverpoolin: Do të ishte çmenduri transferimi i një mbrojtësi

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:36
Liverpool

Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher, ka paralajmëruar skuadrën e tij të mos bëjë lëvizjen e ‘gabuar’ gjatë kësaj merkatoje.

Ish qendër mbrojtësi beson se ish skuadra e tij do të bënte çmendurinë nëse do të paguante për një tjetër qendër mbrojtës.

Ish anëtari i kombëtares angleze beson se ‘The Reds’ nuk kanë nevojë të nënshkruajnë me Matthijs de Ligt.

Sipas Carragher, Joe Gomez, Van Dijk, Matip e Lovren janë të mjaftueshëm për atë pozicion.

“Forma në të cilën ka kaluar Matip ka qenë brilante. Në një fazë, tre muaj më parë, po mendoja, ‘Ne duhet të blejmë një qendër mbrojtës’” ka thënë Carragher për ‘Anfield Wrap’.

“Nuk mund t’i besonim gjendjes fizike të Lovren apo Gomez, dhe Matip ishte zgjedhja e katërt. Pastaj mendonim, a është mjaftueshëm i mirë” ka thënë tutje anglezi.

“Por, tani, mendoj se do të ishte çmenduri nëse do të nënshkruanin me një mbrojtës. Ndoshta nëse Lovren largohet, situata mund të ndryshojë” ka thënë ndër të tjerash Carragher.

Kështu, legjenda e skuadrës ‘mbyll’ dyert për Matthijs de Ligt, apo edhe Sergio Ramos, emra të cilët së fundmi përmendeshin në listën e dëshirave të ‘The Reds’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat