Real Madridi e përgënjeshtron Pochettinon, befason me deklaratën zyrtare

Futboll

Real Madridi e përgënjeshtron Pochettinon, befason me deklaratën zyrtare

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:48
Mauricio Pochettino

Shakaja e trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettinos, për vendin se ky do të qëndronte skuadra e tij në Madrid për finalen e Ligës së Kampionëve është vënë në qendër të vëmendjes, pasi që Real Madridi ka lëshuar deklaratë zyrtare.

Argjentinasi, i cili është përfolur për emërim në pozitën e trajnerit të Real Madrid, i kishte diskutuar planet e Tottenhamit për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, e cila do të zhvillohet më 1 qershor në Madrid, transmeton Gazeta Express.

“Para finales, ne do të stërvitemi në Valdebebas [kampi stërvitor i Real Madridit] dhe do të flemë në një hotel aty afër”, kishte thënë Pochettino për El Partizado de Cope.

“Unë e pyeta Florentino Perezin [presidentin e Real Madridit] nëse mund të flinim në qendrën sportive të tyre, por ai më tha se mund të fle aty vetëm kur të bëhem trajner i Real Madridit”.

Menjëherë pas kësaj, Real Madridi lëshoi deklaratë zyrtare për ta përgënjeshtruar këtë deklaratë të Pochettinos, i cili e kishte thënë atë në formë shakaje.

Real Madridi tha se ata janë të habitur nga deklaratat e bëra nga Pochettino për një kërkesë për të qëndruar në kampin e tyre stërvitor.

“Real Madridi dëshiron ta bëjë të qartë se është plotësisht e rremë që një kërkesë e tillë është parashtruar”, shkruhet në deklaratën e lëshuar.

Ata shtuan se gjithmonë kanë qenë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e UEFA-s, Tottenhami dhe Liverpoolit.

“Në asnjë pikë, klubi ynë nuk ka marrë kërkesa që ndonjë skuadër të qëndrojë në ndërtesën e “Ciudad Real Madrid””.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat