Ronaldo e reklamon veturën

Futboll

Ronaldo e reklamon veturën

Më: 25 maj 2019 Në ora: 18:52
Ronaldo e reklamon veturën

Cristiano Ronaldo e ka reklamuar veturën e tij të re luksoze, të cilën e shtoi së fundi në koleksionin e tij. Portugezi ia tregoi këtë veturë ndjekësve të tij në llogarinë në Instagram.

Sulmuesi i Juventusit i ka shpenzuar një milion euro për ta blerë këtë veturë të kompanisë McLaren Senna, e cila arrin shpejtësinë deri në 340 kilometra për orë.

Superylli portugez e vizitoi mikun e tij, Lewis Hamiltonin, në Grand Prixin e Monakos këtë javë, bashkë me të dashurën e tij, Georgina Rodriguezin, dhe djalin e tij, Cristiano Ronaldo Jr.

Portugezi mendohet se këtë vit ka shpenzuar edhe 11 milionë euro për një super makinë jashtë serie.

Sipas Marca, mund të jetë pikërisht futbollisti i famshëm blerësi i “Voiture Noire”, makinës më të fundit të markës Bugatti, që është prodhuar vetëm në 1 njësi.

Nëse ky lajm do të jetë i vërtetë, atëherë bëhet fjalë për shifrën më të lartë që është paguar ndonjëherë për një makinë. Ky xhevahir do të jetë gati pas 2 vitesh.

Gjithsesi, për Cristianon që paguhet 30 milionë euro në sezon, kjo nuk është ndonjë sakrificë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat