Skandal

Futboll

Skandal

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:05
Skandal

Futbolli holandez ka qenë në qendër të vëmendjes në muajt e fundit për meritë të Ajax-it, që ka luajtur një futboll fantastik dhe i shkoi vetëm pak sekonda larg kualifikimit për në finalen e Champions League.

Megjithatë, "nuk ka pyll pa derra", sepse edhe në Holandë ka ngjarje të shëmtuara dhe pikërisht tifozë të Ajax-it janë ata që turpërojnë klubin dhe gjithë Holandën.

Sot Ajax U19 priste Feyenoordin U19, në ndeshjen e fundit të kampionatit, finale e madhe për titull, me Feyenoordin kryesues që me një pikë shpallej kampion.

Megjithatë, u luajtën vetëm 30 minuta futboll, sepse më pas sfida u ndërpre, për shkak se huliganë nga Amsterdami sulmuan familjet dhe tifozët nga Roterdami. Skena absurde dhe të pështira, ndërsa në tribunë shihej edhe trajneri i Feyenoordit, Dirk Kuyt, që mundohej të mbronte tifozët miq.

Në këtë mënyrë, dueli i madh i armiqve të përjetshëm nuk përfundoi dot. Si shpesh në përballjet mes Ajax e Feyenoord, armiqësia e fushës transferohet në tribuna dhe ndodhin katrahura të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat