Wenger mund të jetë trajneri i ri i Iniestas

Futboll

Wenger mund të jetë trajneri i ri i Iniestas

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:21
Arsene Wenger

Arsene Wenger ka një ofertë për t’iu rikthyer trajnimit nga japonezët e Vissel Kobe.

Wenger ka që prej verës së kaluar që është i papunë, që kur u largua nga Arsenal në fund të sezonit 2017/18.

Francezi, 69-vjeç, i cili kaloi 22 vite te Topçinjtë, është shprehur se kërkon t’i rikthehet trajnimit në vitin 2019.

Goal pretendon Vissel Kobe, që ka në skuadër Andres Iniesta, David Villa dhe Lukas Podolski, po mundohet të joshë francezin.

Raporti sugjeron se japonezët kanë ofruar një kontratë dyvjeçare për Wenger dhe nëse ai e pranon, do të fitojë 4 milionë euro në vit.

Nuk do të ishte hera e parë që Wenger do të punonte në Japoni, pasi aty e ka nisur karrierën me Grampus Eight dhe di të flasë japonisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat