Ramadani flet për lojtarët që i duhen Feronikelit

Futboll

Ramadani flet për lojtarët që i duhen Feronikelit

Më: 25 maj 2019 Në ora: 21:05
Zekirija Ramadani

Pas triumfit në kampionat e Kupë, Feronikeli tashmë ka nisur të mendojë për prezantim sa më të mirë në Champions League, por edhe në edicionin e ri të elitës së futbollit.

Kësisoj, skuadra nga Drenasi pritet t’i kryejë disa përforcime. Por, paraprakisht trajneri Zekirija Ramadani është i interesuar që të vazhdojë me futbollistët aktualë.

“Kam këmbëngulur për ta ruajtur boshtin e ekipit. Natyrisht do të bëjmë një ekip konkurruese edhe për Evropë”, deklaroi Ramadani.

Feronikeli deri më tash ka shprehur interesim për disa futbollistë si Blend Baftiu, Endrit Krasniqi dhe Hamdi Namani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat