Mërgim Vojvoda largohet nga Mouscron, nënshkruan kontratë 4-vjeçare me klubin e ri

Futboll

Mërgim Vojvoda largohet nga Mouscron, nënshkruan kontratë 4-vjeçare me klubin e ri

Më: 25 maj 2019 Në ora: 22:14
Mërgim Vojvoda

Mediumet belge, si sudinfo, raportojnë se kosovari Mërgim Vojvoda ka vendosur të largohet nga klubi Mouscron dhe tani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri, Standard Liege.

Disa ditë pas transferimit të Selim Amallahut, Standard Liege besohet se ka arritur ta transferojë edhe një lojtar tjetër nga Mouscron. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë nga Kosova, Mërgim Vojvodën.

Mediumet belge raportojnë se Vojvoda, të enjten, i kreu të gjithë testet fizikë dhe mjekësorë, ndërsa të premten ai u takua me Rudy Heylen, i cili kishte për detyrë ta zhvilonte profilin psikologjik të futbollistit.

Tani besohet se për transferimin e Vojvodës te dhjetë-herë kampioni i Belgjikës ka mbetur vetëm formalitet dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

Vojvoda i ka zhvilluar 39 ndeshje këtë sezon, gjatë të cilave ka kontribuar me një gol dhe një asist. Megjithatë, kontributi i tij në gola nuk është pjesa që e dëshmon aftësinë e Vojvodës, pasi që ai luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë. Këtë sezon, Standard Liege përfundoi në pozitën e tretë në tabelën e Jupiler Pro League, nivelin e parë të futbollit në Belgjikë, ndërsa Mouscron e mbylli sezonin në pozitën e dhjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat