Rivaldo ka një këshillë për Rakitic, para merkatos së verës

Futboll

Rivaldo ka një këshillë për Rakitic, para merkatos së verës

Më: 25 maj 2019 Në ora: 22:38
Ivan Rakitic

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, është kujdesur që të jap një këshillë për mesfushorin aktual të skuadrës, Ivan Rakitic.

E ardhmja e kroatit tek Barcelona nuk është akoma e sigurt, pasi skuadra nuk i ka ofruar kontratë të re dhe situatën janë duke e vëzhguar me kujdes disa skuadra, ndër të cilat edhe Manchester United.

Rivaldo ka shprehur mendimin se Rakitic duhet ta shmang në çdo formë largimin e tij drejt ‘Old Trafford’.

“Ka disa zëra që sillen rreth Ivan Rakitic dhe mundësisë së kalimit të tij tek United, por, edhe pse United është skuadër e madhe, kroati ka akoma për të luajtur tek Barca, pasi është i jashtëzakonshëm” ka thënë braziliani, duke propozuar qëndrimin e kroatit në ‘Camp Nou’.

“United po kalojnë në një moment shumë të keq, por tradita e tyre është e madhe dhe secili lojtar do të donte të luante në ‘Old Trafford’” ka thënë Rivaldo.

Rivaldo kishte kaluar pesë vite me Barcelonën, mes viteve 1997-2002, ku ka regjistruar 235 paraqitje dhe ka shënuar 130 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat