PSG, Al-Khelaifi zbulon motivin që çoi në rinovimin e rëndësishëm

Futboll

PSG, Al-Khelaifi zbulon motivin që çoi në rinovimin e rëndësishëm

Më: 26 maj 2019 Në ora: 06:07
Nasser Al-Khelaifi

Prezent në konferencën për shtyp të mbajtur në njoftimin e rinovimit të kontratës me trajnerin Thomas Tuchel, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi parashtroi motivet pse i ofroi gjermanit mundësinë për të vijuar detyrën në krye të kampionëve të Francës, madje edhe pas humbjes 3-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Reims.

"E gjithë familja e PSG është e lumtur të festojë rinovimin e Tuchel. Pse rinovuam me Tuchel? Në këtë sezon Thomas ka sjellë në mënyrë të vazhdueshme energjinë e tij pozitive, jo vetëm ndaj futbollsitëve, por të gjithë klubit", u shpreh presidenti i PSG. 

"Tifozët tanë e kanë vlerësuar menjëherë. Është një i apasionuar i madh i futbollit dhe një trajner kërkues. Jemi të lumtur që të vazhdojmë të ecim përpara me atë", deklaroi presidenti i PSG, Al-Khelaifi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat