Welbeck në Serie A

Futboll

Welbeck në Serie A

Më: 26 maj 2019 Në ora: 08:59
Welbeck

Danny Welbeck po konsideron mundësinë që t’i bashkohet Lazios në Serie A.

Sulmuesi anglez do të largohet nga Arsenal në fund të sezonit, pas qëndrimit pesë vjeçar në ‘Emirates Stadium’.

‘The Sun’ raporton se italianët e Lazios kanë shprehur interesim për transferimin e Welbeck.

Welbeck te Lazio mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi është në përfundim të kontratës me Arsenal.

28 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Manchester United dhe Sunderland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat