Zbulohet e ardhmja e talentit Sancho

Futboll

Zbulohet e ardhmja e talentit Sancho

Më: 26 maj 2019 Në ora: 09:16
Sancho

Menaxheri i Borussia Dortmund , Hans-Joachim Watzke, ka bërë të qartë se klubi nuk e ka në plan të shes yllin e ri anglez, Jadon Sancho.

19 vjeçari ka pasur një sezon mahnitës te Borussia Dortmund në Bundesligë, duke shënuar 12 gola në 34 ndeshje.

Këto paraqitje kanë shkelur syrin e shumë skuadrave evropiane, që tashmë kanë bërë plane për t’i dërguar oferta skuadrës gjermane.

Por këto oferta nuk do të pranohen nga Borussia Dortmund, që nuk e ka ndërmend ta shes lojtarin e transferuar nga Manchester City.

“Mund të supozohet se Jadon nuk do të luajë më shumë se dhjetë vjet te Borussia Dortmund”, ka deklaruar Watzke.

“Por ne kemi marrëveshje të qarta për të tashmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat