“Liverpool nuk do të nënshkruajë kurrë me Ramosin, qoftë edhe falas”

Futboll

“Liverpool nuk do të nënshkruajë kurrë me Ramosin, qoftë edhe falas”

Më: 26 maj 2019 Në ora: 10:06
Ramos dhe Klopp

E ardhmja e Sergio Ramos te Real Madrid duket e pasigurt, por sigurisht që Liverpool nuk do të jetë një destinacion për mbrojtësin spanjoll.

Mediet në Spanjë kanë alarmuar ditëve të fundit, duke raportuar se 33 vjeçari do të largohet nga Real Madrid pas 14 viteve qëndrim.

Spekulimet në Spanjë e lidhnin lojtarin me Liverpoolin, por anglezët do ta refuzonin menjëherë mundësinë për të nënshkruar me Ramos.

Sipas një burimi të ‘Daily Mirror’, Liverpool nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me kapitenin e Real Madridit dhe Spanjës, duke bërë një pohim të guximshëm se ata nuk do të transferonin Ramosin as falas.

“Ka 0,0 për qind mundësi që Ramos të luajë për Liverpoolin”, ka thënë një burim për gazetën.

“Nuk ka fare të bëjë me atë që ka ndodhur në Kiev sezonin e kaluar”. “Ramos thjesht nuk i përshtatet llojit të profilit që kërkon Jurgen Klopp”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat