Shqiptari me kontratë milionere

Futboll

Shqiptari me kontratë milionere

Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:09
Shqiptari me kontratë milionere

Odise Roshi ka nënshkruar kontratën e re dhe do t mbetet në Rusi te Ahmat Grozni.  Gjithçka ka marrë formë zyrtare, teksa klubi çeçen ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me fierakun edhe për tre vite të tjera.

Një formë besimin ndaj anësorit, që sezonin e fundit kaloi një dëmtim të rëndë. Sigurisht një kontratë nga e cila do të fitojë edhe të ardhura të rëndësishme.

Roshi e ka pranuar propozimin e bërë nga Ahmat Grozni, klub të cilit iu bashkua në vitin 2016. Mesfushori 28-vjeçar numëron 30 ndeshje si titullar, ndërkohë që ka arritur të shënojë edhe dy gola në elitën e futbollit rus.

Në të shkuarën Roshi ka luajtur në Superiore me Flamurtarin, për të kaluar në Bundesligë te skuadra e Këlnit. FSV Frankfurti dhe Rijeka ishin stacionet e radhës në karrierë të anësorit, që tashmë ka vendosur të mbetet në Rusi edhe për tre vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat