City dhe United të gatshëm të shpenzojnë deri 60 mln euro për Cancelon

Futboll

City dhe United të gatshëm të shpenzojnë deri 60 mln euro për Cancelon

Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:19
Joao Cancelon

Juventus janë të prirë të shesin Joao Cancelon këtë verë, me Manchester City dhe Manchester Unitedin që janë gati të luftojnë për shërbimet e tij.

Mbrojtësi portugez ishte transferuar te Juventus nga Valencia verën e kaluar për 40 milionë euro.

Paraqitjet e tij këtë sezon, nuk kanë bindur trajnerin Massimiliano Allegri, i cili ishte i pakënaqur nga tendenca e 24 vjeçarit për të bërë gabime në mbrojtje.

Tutto Sport shkruan se Juventus janë të gatshëm të shesin 24 vjeçarin, dhe destinacioni i tij duket të jetë Mançesteri.

Mediet në Angli sugjerojnë që City dhe United do të nisin një garë për të, duke afruar deri në 60 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat