Ky është selektori i parë i Kosovës që ishte sha rëndë nga pushtuesi serb!

Futboll

Ky është selektori i parë i Kosovës që ishte sha rëndë nga pushtuesi serb!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:13
Ky është selektori i parë i Kosovës që ishte sha rëndë nga pushtuesi serb!

Është interesant ta kujtojmë datën e 15 gushtit të vitit 1991, kur kryetrajneri i Prishtinës në atëkohë, Ajet Shosholli, së bashku me shtabin teknik dhe futbollistët shqiptar, u kërcënuan dhe u shanë keq nga sigurimi i pushtuesit serb. Shosholli ka qenë halë në sy nga regjimi i Beogradit dhe as që donin ta shihnin me sy! Shosholli në atë mbledhje kishte dhënë dorëheqje, mbase ai ishte kërcënuar rëndë e sha nga këlyshët e pushtuesit serb. 
Mishko Lakoviq, i shërbimit serb, iu kishte drejtuar Shoshollit me fjalë shumë të rënda: “Kush k... je ti që na shet neve politikë”. Të njëjtën gjë e ka përsërit edhe Mishko Iliq. “Unë iu thash: Është e drejtë e imja dhe mbledhja është ndërpre”, kishte thënë Shosholli.
Dhe, Shosholli ka qenë selektori i parë i kombëtares së Kosovës, që kishte për kryetar të FFK-së, Agim Bytyçin dhe sekretar të përgjithshëm Sejdi Mërkojën. Shosholli ka qenë edhe cak i mediave serbe, siç ishte atëkohë “Sporti yurex” që ka falimentuar tash e një kohë, e kishte sulmuar ashpër me një shkrim në vitin 1993, duke e quajtur irredentist e separatist dhe që po i organizon garat e Republikës së Kosovës. 
Qe besa edhe sot në Tetovë, në klubin e Shkëndijes nga Tetova, e kujtojnë kohën kur me Shoshollin u ngritën për herë të parë në elitën e futbollit të Maqedonisë Veriore dhe iu kujtohet sikurse sot kur sllavomaqedonasit e dënuan Shoshollin pas një incidentit në takim me Bregallnicën e Shtipit pikërisht në vitin 1997. Shosholli e dënuan vetëm pse ishte shqiptar dhe pikërisht nga Kosova. Shosholli qe dënuar me 20 muaj ndalesë dhe me 20 mijë marka të asaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat